Prishtinë, 6 tetor 2021 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Lëvizjen FOL si dhe me mbështetje të Programit të USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse mbajtën sesionin informues për Portalin Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq.
Qëllimi i këtij eventi është informimi dhe bashkëbisedimi me përfaqësuses të biznesve, në lidhje me prokurimin publik në Kosovë, të dhënat e hapura, si dhe platformat që ofrojnë këto të dhëna, siç janë Portali Prokurimi i Hapur dhe Flamujt e Kuq.
Ky sesion informues shërbeu për promovimin e platformave të lartëpërmendura dhe për nxitjen e hulumtimit të kontratave publike nga ana e bizneseve kosovare.
Ky aktivitet u mbështet nga Programi i USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.