Punëtori mbi Kontrollimin e Kohës dhe Shpenzimeve në Arbitrazh

Prishtinë, 27 Maj, 2016 – Shumica e përfitimeve që arbitrazhi komercial ofron për palët, si dhe fleksibiliteti i veprimeve të tyre procedurale, gjithmonë në marrëveshje me tribunalin e arbitrazhit, mund të ndikojë në kohëzgjatjen e procedurave dhe kostove të tyre. Taktikat e reduktimit të kohëzgjatjes së procedurës si dhe reduktimi i shpenzimeve të arbitrazhit ishin dy nga temat kryesore në të cilat znj. Julie Coleman, Këshilltare e së drejtës komerciale në Programin për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial, u fokusua gjatë prezantimit të saj.

Shpesh, mënyra e hartimit të kaluozës së arbitrazhit është ajo e cila ndikon në uljen e kohëzgjatjes së procedurave dhe uljen e kostove. Zgjedhja e një game të teknikave drejt përmbushjes së këtyre dy qëllimeve mund të bëhet gjithashtu pas lindjes së mosmarrëveshjes, para fillimit të procedurave ose gjatë procedurës së arbitrazhit.  Prandaj, teknikat procedurale të palëve siç është zgjedhja e një numri të vogël të arbitrave për rastet e një natyre më pak të ndërlikuar, reduktimin e afateve, procedurë vetëm në bazë të provave të dokumentuara dhe arritjen e një marrëveshjeje mes palëve gjatë procedurës së arbitrazhit ishin vetëm ca teknika të cilat ishin diskutuar në detaje nga Julie Coleman gjatë puntorisë.

Më tej, znj.Coleman tha që teknikat e diskutuara duhet të përdoren me ndërgjegje dhe nuk duhet të ndikojnë në të drejtat dhe intereset e palëve, në qoftë se përdorimi i tyre do të reduktonte mundësitë e tyre për një prezantim të drejtë të rastit. Së fundmi, ajo paraqiti një rast studimor, që rezultoi me një debat shumë interaktiv dhe me interes për pjesëmarrësit.