Qendra e Arbitrazhit takohet me sektorin e sigurimeve të Kosovës

Prishtinë, 2 qershor 2017 – Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar takim me sektorin e sigurimeve në Kosovë me përfaqësuesit e Këshilllit Gjyqësor të Kosovës, avokatë, gyqtarë të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe asaj të apelit, si dhe me arbitrat e qendrës sonë.

Gjatë diskutimit me përfaqësuesit e sektorit të sigurimeve, është theksuar që tërhiqja e lëndëve të kësaj natyre nga gjykatat dhe referimi i tyre në arbitrazh, do të ndihmonte në reduktimin apo eliminimin e lëndëve të vjetra në gjykata, problem ky i cili rëndon në masë të madhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe është një ndër prioritetet, në pajtim me politikat e Këshillit Gjyqësor.

Më tutje, avokati Besnik Nikqi ka theksuar mangësitë e sistemit gjyqësor në zgjidhjen e lëndëve të kësaj natyre dhe iu është referuar benefiteve të arbitrazhit në krahasim me gjykatat, duke u përqënduar në efikasitetin dhe konfidencialitetin e procedurës. Gjyqtari Miftari theksoi rëndësinë e arbitrimit të rasteve të sigurimit si dhe efikasitetin e procedurave të arbitrazhit në përgjithësi. Ai tregoi që Qendra e Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike Amerikane ka infrastrukturë të zhvilluar dhe efikase të arbitrimit të rasteve dhe e rekomandoi të njëjtën tek sektori i sigurimeve.