Rekomandime dhe prioritete u sugjeruan sot nga komiteti per Ceshtje Ligjore te Odës Amerikane për vitin e ardhshëm

Prishtinë, 23 Dhjetor 2021-  Mes tjerash, anetaret e Komitetit per Ceshtje Ligjore, diskutuan lidhur me prioritetet per vitin e ardhshem.

Ne takim u diskutua se duhet vendosur një agjendë për të hedhur hapa konkretë dhe se konsolidimi i këtij komisioni shumë të rëndësishëm. U tha se duhet vendosur synime së bashku dhe punuar drejt arritjes së këtyre synimeve.

Gjithashtu u shpreh mendimi se duhet përditësuar me projektligjet që janë në proces.

Ndërkaq, Fisnik Salihu tha se është mirë që kur bëhet fjalë për çështje juridike në komisionet tjera, komisioni ligjor të ndihmojë në këto çështje.

Me sugjerim të anetareve,, u diskutua edhe pak për nxitjen e bizneseve që të trajnojnë avokatë për t’u marrë me kontrata të ndryshme, për të përfaqësuar kompanitë, në mënyrë që të mos mund t’i përfaqësojë çdo person pa provim jurisprudence ato kompani, pasi nuk merret asnjë përgjegjësi. e kundërta.