Rëndësia, ndikimi dhe qëndrueshmëria e të diplomuarve të programit KAEF

Prishtinë, 22 Dhjetor 2021– Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpriti Fondin Kosovar Amerikan të Arsimit i cili prezantoi ndikimin e bursistëve të programit KAEF dhe studimin e kryer në lidhje me këtë program.

Gjeni Shporta nga Fondi Kosovar Amerikan i Arsimit përmendi rëndësinë e bursave të KAEF si dhe hulumtimin që është bërë për ndikimin e programit i cili këtë vit shënoi 17 vjetorin e tij. Më tej, ai përmendi qëllimin e këtij programi, që është zhvillimin ekonomik i Kosovës përmes bursave për master për të kontribuar më pas në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik në Kosovë. Nga ky program nga 111 studentë që kanë studiuar, 103 prej tyre janë kthyer dhe vazhdojnë të kontribuojnë në Kosovë dhe më shumë se 40 universitete kanë pritur studentë kosovarë, duke mbështetur edhe programin, shtoi ai.

Erëza Gjikolli, bursiste e këtij programi përmendi tre komponentë në të cilët u fokusua hulumtimi; rëndësinë, ndikimin dhe qëndrueshmërinë e programit gjithashtu.

90% e bursistëve të intervistuar përmendën aspektin e zhvillimit të karrierës si arsyen kryesore të aplikimit në program pasi e konsiderojnë atë si një hap të rëndësishëm për të ardhmen. Arsyet e tjera kanë të bëjnë me përmirësimin e aftësive akademike dhe të ardhurave, si dhe me kontributin për Kosovën si një nga objektivat kryesore, shtoi ajo.

Hana Bacaj tha që bizneset në të cilat kanë punuar këta bursistë janë shprehur se kanë theksuar integritetin dhe përgjegjësinë në punë.

Në përfundim, Tringa Krasniqi tha se ky program ka ndikim në aspektin ekonomik dhe social, ku shumica e këtyre studentëve kontribuojnë në sektorin privat më së shumti në fusha si TIK, dhe arsimi