Rreth Politikave
KOMITETET DHE TASK FORCAT
Komitetet dhe task forcat ndihmojnë në definimin e politikave të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë përkitazi me çështjet që janë kritike për biznesin e anëtarëve dhe të vetë organizatës. Këto grupe nuk janë të vetme në formulimin e politikave – Oda Amerikane do të kërkojë shpesh edhe pikëpamjet e anëtarëve të saj lidhur me çështjet e caktuara kyçe nëpërmjet takimeve, korrespodencave dhe anketave. Këto shkëmbime do të ofrojnë pikëpamje tëvlefshme për anëtarët e komiteteve dhe task forcave, si dhe për Drejtorin Ekzekutiv dhe Bordin e Guvernatorëve. Sipas Nenit 18.5. [Komitetet] të Statutit, Bordi ka autoritetin e krijimit të Komiteteve (ose task grupeve) të Anëtarëve dhe Guvernatorëve të nevojshme për funksionimin e efektshëm dhe të suksesshëm të Odës.
PËRGJEGJËSITË E KOMITETEVE
Komitetet kanë tri përgjegjësi bazike të politikave:
- Identifikimin e problemeve momentale dhe atyre që mund të ndodhin;
- Zhvillojnë politika dhe qëndrime lidhur me çështjet e caktuara; dhe
- Ofrojnë përkrahje për analizat e politikave dhe përpjekjet e komunikimit.
Një përgjegjësi e rëndësishme e komiteteve të Odës Amerikane është identifikimi i problemeve, problemet momentale dhe ato që mund të pasojnë, që afektojnë ekonominë e shtetit nikoqir. Me ndihmën e stafit, si dhe me burimet e tjera, anëtarët e komitetit analizojnë problemet dhe identifikojnë zgjidhjet e politikave. Këto politika rekomandohen për aprovim të mëtejmë në pajtim me statutin e Odës Amerikane.
Sipas Nenit 5.8. të Statutit të Odës Amerikane, Oda nuk do të vendoset ose ushtrojë rolin e “lobuesit” në emër të një anëtari të veçantë duke marrë qëndrim në ndonjë çështje që preokupon vetëm atë anëtarë. Gjithashtu, sipas Nenit 5.9. të Statutit, Oda do të shmangë intervenimin në çështjet e natyrës së ngushtë, brenda industrisë, siç janë çështjet që preokupojnë vetëm një grup ose segment të caktuar brenda një industrie.
TAKIMET
Komitetet e Odës Amerikane në Kosovë do të takohen çdo dy muaj, sidoqoftë, komitetet mund të organizojnë ngjarje me folës të shquar lidhur me biznesin relevant dhe aktual, si dhe me çështjet e politikave dhe zhvillimet e sektorit.
KRYESUESIT
Kryesuesit e komiteteve, në konsultim me stafin, vendosin përkitazi me datat, lokacionet dhe agjendat për takime. Kryesuesit janë gjithashtu përgjegjës për kryesimin e komiteteve dhe për kërkimin e ndihmës nga stafi sipas nevojës.
STAFI
Stafi i Odës Amerikane i cili punon me komitetet e zhvillimit të politikave do të referohen si koordinatorë të komiteteve, që ushtrojnë funksione administrative dhe ekspertizë në një fushë të specializuar. Oda Amerikane pret nga ta që të kushtojnë vëmendje ditore për çështjet publike.
PËRFAQËSIMI I PIKËPAMJEVE TË ODËS AMERIKANE
Asnjë kryesues i komitetit ose pjesëtar i stafit nuk do të ketë autoritet të përfaqësimit të pikëpamjeve të Odës, meqë sipas nenit 5.6., Presidenti, Sekretari Gjeneral dhe Drejtori Ekzekutiv do të ndajnë përgjegjësinë e përfaqësimit të interesave dhe pikëpamjeve kolektive të Odës para publikut të përgjithshëm; para agjencive qeveritare dhe përfaqësuesve të agjencive të tilla në Kosovë, Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera; si dhe para palëve të treta, ndërsa sipas Nenit 22.1. Drejtori Ekzekutiv është përgjegjës për promovimin e imazhit publik të Asociacionit duke shërbyer si “ambasador i plotfuqishëm” i Odës, duke ndërlidhur në emër të anëtarëve me liderët e tjerë të Kosovës dhe komunitetet ndërkombëtare të biznesit, si dhe me përfaqësuesit e agjencive vendore dhe ndërkombëtare qeveritare.