×

Support

For Policy Issues please contact: Albion Ujkashi @ albion.ujkashi@amchamksv.org
For Membership Services please contact: Shkëndije Loshaj-Krasniqi @ shkendije.krasniqi@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: Edlira Dibrani @ edlira.dibrani@amchamksv.org

FORGOT YOUR DETAILS?

 

Tea Blakaj

Sekretare e Përgjithshme


Tea Blakaj eshte bere pjese e Odes Amerikane ne Prill te vitit 2017, ne poziten e Sekretarit te Pergjithshem te Qendres se Arbitrazhit.
Tea eshte juriste me master te perfunduar ne Fakultetin Juridik te Universitetit te Sarajeves, ku ka specializuar ne fushen e arbitrazhit tregtar, konkretisht ne ceshtjen e etikes se arbitrit, qe edhe ka qene pjese kyce e temes se saj te masterit. Tea ka punuar si asistente e profesorit brenda Fakultetit Juridik ne Sarajeve, ne lenden e Drejtes Nderkombetare Private dhe Arbitrazhit Tregtar. Ajo eshte paraqitur edhe si ligjeruese e ftuar nga profesori i lendes se Drejtes Nderkombetare Private te Universitetit publik te Prishtines "Hasan Prishtina", disa here me rradhe gjate vitit 2016.
Me tutje, Tea ka punuar ne fusha te ndryshme te drejtesise. Ka filluar me programin e mbeshtetur nga Komisioni Europian, si praktikante ne Tribunalin Nderkombetar per ish Jugosllavine, ku ka punuar per nje vit me Zyren e Prokurorit. Per me teper, ka punuar edhe si bashkepunetore brenda Zyres per Konsulence Ligjore ne Prishtine, pastaj me Misionin e OSBE-se ne Kosove dhe se fundmi ne fushen e te drejtave te njeriut brenda Institucionit te Avokatit te Popullit. Ajo vazhdon te ofroje mbeshtetje profesionale Keshillit Gjyqesor te Kosoves brenda projektit te UNDP-se "Mbeshtetje Sundimit te Ligjit ne Kosove", ku ofron ndihme juridike ne hartimin e legjislacionit sekondar dhe ngritjen e kapaciteteve brenda Departamentit Ligjor te ketij institucioni.
Gjate gjashte viteve te fundit te karrieres se saj profesionale, Tea eshte angazhuar ne fushen e arbitrazhit tregtar permes hartimit te artikujve mbi ceshtjet aktuale brenda sferes se arbitrazhit nderkombetar tregtar. Punimi i saj i fundit i titulluar: "Perjashtimi i perfaqesuesit ligjor nga procedura e arbitrazhit nderkombetar komercial" i referohet ceshtjes se konfliktit te interesit ne mes arbitrit dhe perfaqesuesit ligjor te pales, bazuar ne dy raste te famshme te arbitrazhit te zhvilluar brenda kornizave te ICSID-se, Hrvatska dhe Rompetrol.
TOP