Prishtinë, 20 korrik 2016 – Sektori i shërbimeve dhe potenciali zhvillimor të cilin ai e paraqet për ekonominë e vendit ishte fokus i diskutimeve në Kafen e Mëngjesit të organizuar në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Anëtarët e Odës Amerikane të cilët i përkasin nivelit Biznes i Vogël, patën mundësinë që gjatë këtij takimi joformal të kuptojnë nga zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë se si Marrëveshja për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian mund të përdoret për të rritur eksportin e shërbimeve dhe përmirësuar bilancin e pagesave.
Njohja e kualifikimeve të profesionistëve të fushave të ndryshme, u ngrit si sfidë kryesore për eksportin e shërbimeve nga Kosova, përderisa ky problem u tha se do të adresohet me Ligjin e ri për Shërbime.