Prishtinë, 10 Mars 2023– Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një sesion informativ në lidhje me Dritaren e Eksportit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me USAID Kosovo Compete Activity, me qëllim mbi informimin e bizneseve lidhur me mundësitë që u ofrohen për mbulim financiar për aktivitetet e tyre eksportuese.
Bilanci negativ tregtar, ku vetëm 18 deri në 20 përqind e importeve mbulohen nga eksportet, është një nga sfidat kryesore me të cilat po përballet ekonomia e Kosovës për disa vite. Për të lehtësuar këtë çështje, USAID Kosovo Compete Activity në partneritet me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka krijuar një Dritare për Financimin e Eksportit. Kjo dritare ofron çasje më të lehtë në financime më të larta me kolateral më të ulët për bizneset, që ofrohet nga Fondi i cili po punon aktualisht me shtatë banka, nënshkruese të këtij partneriteti. Kjo dritare i dedikohet ekskluzivisht kompanive eksportuese në të gjithë sektorët e aktivitetit ekonomik, bazuar në kritere specifike.
“Kosovës i ka munguar një produkt i veçantë i cili i dedikohet financimit të eksporteve, ku ofrohet mbulim financiar edhe për bizneset e vogla, prandaj ky është një avantazh i madh”, tha Artan Xërxa Ekspert i Diversifikuar i Financave, USAID Kosovo Compete Activity, gjatë seancës informuese.
Paneli për këtë punëtori përbëhej nga Nora Arifi, Menaxher i Lartë i Portofolit, Fondi Kosovar për Garanci të Kredive (FKGK), Artan Sadiku, Ekspert për Garancitë Financiare dhe Kreditore i angazhuar nga USAID Compete Activity, dhe Artan Xërxa, Ekspert i Diversifikuar Financiar, i sqaroi kriteret, proceset, detajet e financimit dhe mbulimin nga Fondi për anëtarët e Odës Amerikane.