Shaqir Palushi; Paraja nuk është kushti kryesor për të krijuar biznes

Prishtinë, 12 nëntor 2021- Nën moderimin e Arian Zekës, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovëu zhvillua forumi i radhës me Shaqir Palushi, themelues i kompanisë Frutex i cili ndau storien e tij të suksesit në kuadër të Javës Globale të Ndërrmarrësisë.

Palushi përmendi vështiresitë si mungesën e përvojës në prodhim, mungesën e objektit për të prodhuar, mungesën e ekspertëve, teknologjinë dhe transportin, si faktorë që kane ndikuar vite më parë në zhvillimin e një biznesi.

Ai tutje tha se duhet vendosmëri dhe përkushtim për arsye se ka pasur rritje të ngadalshme të biznesit në fillimet e tij, marrë parasysh skepticizmin e komunitetit ndaj prodhimeve vendore. Ndërsa, sa i përket ditëve të sotme, ai tha se liria e lëvizjes jashtë Kosovës dhe fuqizimi i kompanive kanë evoluar gjatë këtyre viteve.

Sipas Palushit, të rinjtë duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë dhe të krijojnë biznese të reja ngase në Kosovë ka klimë të mire për të ndërrmarrje.