Duke marrë parasysh çrregullimet e shkaktuara në sektorin e arsimit nga pandemia COVID-19, për t’iu përgjigjur kërkesës së Këshillit Drejtues të shkollës fillore “Faik Konica”, kompania anëtare Shell Kosova i është bashkëngjitur iniciativës për të lehtësuar tranzicionin e proceseve mësimore në formë virtuale duke dhuruar 27 laptop për shkollën fillore ”Faik Konica” në Prishtinë.
Iniciativa për donacione nuk kanë munguar as në të kaluarën nga Shell Kosova të cilët gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të kontribuar në projekte të ndryshme me karakter lehtësimi dhe zhvillimi për shoqërinë tonë.