Shkolla e Shahut Woodrow Wilson

Në takimin e datës 1 dhjetor 2015, Bordi i Guvernatorëve të Odës Amerikane miratuan propozimin e Drejtorit Ekzekutiv Arian Zeka për të themeluar një Shkollë të Shahut për fëmijët e moshës 7-13 vjeç.

Qëllimet themelore të këtij projekti janë:

  1. Të ofrojë një aktivitet jashtë kurrikular për fëmijë
  2. Të nxis të menduarit strategjik në mesin e gjeneratës së re (liderët e mundshëm të sektorit privat); dhe
  3. Të përforcojë figurën publike të Odës Amerikane në kuptim të Përgjegjësive Shoqërore Korporative.