Shumë rekomandime dhe prioritete u sugjeruan sot nga komiteti i Tatimit i Odës Amerikane për vitin e ardhshëm

Prishtinë, 22 Dhjetor 2021- Në mesin shumë temave të tjera që u diskutuan, Anëtarët e Komitetit të Tatimit diskutuan sot edhe mbi barrierat dhe legjislaturën tatimore në vend.

 Anëtarët e Komitetit të Tatimit diskutuan rreth udhëzimeve administrative  dhe ligjin për të ardhurat e korporatave.

Legjislacioni tatimor ka pësuar ndryshime dhe që edhe sot ka kërkesa për qartësime dhe informacione shtesë për incentiva dhe udhëzime administrative sidomos në interpretimin e tyre.

Sa i përket udhezimeve administrative, u tha që shumë procedura burokratike duhet të eliminohen  dhe të shikohen në detaje gjithmonë me anë të arsyeshmërisë dhe lobimit për tërheqjen e investitorëve të huaj të cilët hezitojnë për shkak të sigurisë, gjendjes politike, dhe rrezikut potencial. Gjthashtu, si temë shumë të rëndësishme, anëtarët përmendën edhe udhëzimet për humbjet me peshë specifike ku duhet të ketë qartësi dhe detaje më të mëdha.

Për fund, anëtarët diskutuan mbi barrierat dhe procedurat burokratike dhe legjislacionin e tatimit mbi të ardhurat e korporatave të cilat duhet të jenë të unifikuara për tatimpaguesit.