Si të filloni rastin
Si të filloni rastin
Shërbimi i fillimit të rastit nv Qendrën e Arbitrazhit funksionon brenda zyrës së Sekretarit Gjeneral.
Qëllimi i këtij shërbimi është ti ofroj klientëve të saj mjet të shpejtë dhe efektiv për nisjen e rastit, pavarësisht vendndodhjes gjeografike.
Ne do të vlerësojmë secilin rast në mënyrë qëtë sigurohemi se informatat janë të plota dhe do t’ju kontakojmë nëse ka pyetje lidhur me rastin, para se të vazhdojmë me arbitrazhin apo ndërmjetësimin.
Në mënyrë që të kurseni kohën tuaj përgjatë procedurës, ne do të përpiqemi që të sigurohemi se të gjitha dokumentet e dorëzuara nga paditësi dhe i padituri janë në përputhje me Rregullat e Procedurës dhe ligjit të aplikueshëm.
Procesi:
- Deponimi i Padisë dhe pagesa e shpenzimeve të regjistrimit (sipas Rregullave të Procedurës dhe Vendimit për Shpenzimet)
- Marrëveshja e Arbitrazhit në mes të Paditësit dhe të Paditurit (Hapi i dytë nuk zbatohet nëse keni përfshirë klauzolën e arbitrazhit në kontratën tuaj)
- Dorëzoni të gjitha dokumentet relevante siç përshkruhet në Rregullat e Procedurës nëpërmjet postës së regjistruar apo personalisht tek:
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë
Qendra e Arbitrazhit
Perandori Justinian Str. 132, 10000 Pristina, Kosovo
Nëse keni nevojë për ndihmë përgjatë përgatitjes së padisë apo dorëzimit të saj, na kontaktoni në arbitration@amchamksv.org