Stone Castle në mbështetje të komunitetit gjatë pandemisë

Stone Castle Vineyards and Winery është njëra nga anëtaret tona që për ti dalë në ndihmë popullit te Kosovës në përballjen e situatës së shkaktuar nga COVID-19, ka dhuruar donacione për disa kategori, duke filluar që nga familjet të cilat përballen me kushte të rënda ekonomike e deri te Ministria e Shëndetësisë.

Kështu, për familjet të cilat kohën e pandemisë e kanë më të vështirë ta përballojnë për shkak të gjendjes së tyre të rëndë ekonomike, kompania ka dhuruar produkte ushqimore dhe sanitare në vlerë prej 10 mijë euro, këto ndihma u janë shpërndarë rreth 400 familjeve në komunën e Deçanit.

Duke e parë si një kategori tjetër e prekur nga kjo situatë si dhe me shumë nevojë për mbështetje, Stone Castle gjithashtu ka mbështetur edhe fëmijët e SOS Fshatrave në Kosovë me pako ushqimore dhe higjienike.

Kompania në fjalë i ka dhuruar edhe Ministrisë së Shëndetësisë një donacion prej 10 mijë litra alkool etilik, i cili do t’u shërbejë institucioneve shëndetësore si mjet dezinfektues gjatë punës së tyre për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19.