Studimet duale konsiderohen sisteme të dobishme për bizneset dhe universitetet

Prishtinë, 6 Dhjetor 2021- Sot, në zyrat e Odës Amerikane, Kolegji Universum organizoi takimin joformal që kishte në fokus sistemin e studimeve duale, duke marrë parasysh faktin që ky model ka rezultuar si i suksesshëm në sektorin e ICT-së dhe shitjes me pakicë, dhe interesimit për t’u zgjeruar edhe në fusha të tjera.

Alejtin Berisha, drejtor ekzekutiv i Kolegjit Universum tha që Kolegji Universum ka për fokus industrinë dhe bashkëpunimet ndërkombëtare duke përmendur projektet e Erasmus.

Industria duhet të jetë më aktive dhe që të gjithë duhet të jemi më afër bizneseve që studentët t’i shërbejnë tregut e shoqërisë e qe 50 % e tyre nuk po ju jepet një mundësi e tillë tha Berisha.

Zëvendës drejtori i kolegjit Universum, Uran Rraci tha që studimet duale janë sistem gjerman që janë bashkëpunim mes industrisë dhe universiteteve.

Ai shtoi që mësimi zhvillohet në mënyrë tradicionale, dhe që kurrikula e universiteteve nuk korrespondn me tregun e punës sipas hulumtimit që kanë zhvilluar me Caritas.

Sistemi i studimeve duale u mundëson studentëve të qëndrojnë gjatë në kompani dhe gjatë asaj kohe, studentët formësohen në bazë të poltiikave që biznesi t’i zhvillojë dhe adaptojë në kompaninë e tyre.

Hulumtimi që kolegji Universum ka realizuar, tregon që bizneset kërkojnë individë që janë inovativ dhe kreativ.

Ai shtoi që përfitojnë të dy palët; edhe kompania që zgjedh kuadro të reja, të përgatitur dhe që adaptohen me kulturën e kompanisë, ndërsa universitetet krijojnë mundësi të reja për studentët.

Tutje, Rrraci tha që studentët e nivelit master janë më të ekspozuar ndaj sistemit të studimeve duale.

Gjithashtu u përmend rëndësia që studentët të jenë të motivuar në mënyrë që të tregojnë rezultate më efektive.

U tha që sistemet duale janë mundësi shumë e mire për studentët e rinj që të kijojnë përvoja të rëndësishme që do ndikonin në karrierën e tyre më vonë.