Takim mbi përfitimet e arbitrazhit për avokatë

Prishtinë, 22 qershor 2017 – Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane organizoi takim mbi benefitet e arbitrazhit tregtar për avokatë. Osman Havolli, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Kujtim Kërveshi, avokat, arbitër dhe profesor i drejtësisë, kanë marrë pjesë në cilësinë e panelistëve, duke dhënë një pasqyrë të përfitimeve që avokatët mund t’i kenë me rast të referimit të lëndëve në arbitrazh.

Osman Havolli theksoi rëndësinë e arbitrazhit në infrastrukturën ligjore të Kosovës dhe inkurajoi audiencën që të eksplorojë tutje fushën e arbitrazhit tregtar ndërkombëtar.

Ndërsa sipas Kujtim Kërveshit, asnjë kontratë nuk duhet të jetë ekzistente pa klauzolë të arbitrazhit. Kjo për shkak të faktit që avokati gjithmonë duhet të ketë parasysh që mund të ketë sukses përmes suksesit të kompanisë, klientit të tij/saj, dhe të ketë gjithmonë parasysh që duhet të veprojë në interesin më të mirë të kompanisë.