×

Support

For Policy Issues please contact: info@amchamksv.org
For Membership Services please contact: info@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: info@amchamksv.org

SIGN IN YOUR ACCOUNT TO HAVE ACCESS TO DIFFERENT FEATURES

FORGOT YOUR PASSWORD?

FORGOT YOUR DETAILS?

AAH, WAIT, I REMEMBER NOW!
  • AlbanianAlbanian
    • English English
  • SUPPORT

AmCham Kosovo

AmCham Kosovo

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Tel: +383 38 609 013, +383 48 109 900
Fax: +383 38 609 012
Email: info@amchamksv.org

Oda Amerikane
Rruga 'Perandori Justinian' nr. 132, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Open in Google Maps
  • ANËTARËT
    • Përfitimet e Anëtarësimit
    • Bëhu Pjesë
    • Lista e Anëtarësimit
      • • Kategoria e Anëtarësimit
      • • Alfabetikisht
    • Oferta Anëtarë-për-Anëtarë
    • Platforma Virtuale B2B
  • COVID-19
    • Forumet Virtuale
    • Vendimet e Qeverisë
    • Kontribuimet e Anëtarëve
  • POLITIKA
    • Rreth Politikave
    • Tatime
    • Prodhim
    • Burime Njerëzore
    • Çështje Ligjore
    • Gratë Lidere
    • CSR
    • Kujdesi Shëndetësor
    • Energji & Miniera
    • Ekonomi Digjitale
    • Edukim
    • Tregti & Doganë
    • Financa
    • Gastronomi dhe Turizëm
  • TREGTIA
    • Manuali për investitorët e huaj
    • Tregtia dhe Investimet në CEFTA
    • MSA
  • ENERGJIA
    • Monitorimi i Energjisë
  • MEDIA DHE EVENTET
    • Komunikatat për Media
    • Kontakti për Shtyp
    • Video Ngjarje
  • ARBITRAZH
    • Rreth Nesh
      • Këshilli Drejtues
      • Sekretari Gjeneral
      • Statuti i Qendrës së Arbitrazhit
    • Lajmet e Arbitrazhit
    • Arbitrazhi
      • Rregullat e Procedurës
      • Klauzola Model e Arbitrazhit
      • Vendimi për Shpenzimet
    • Lista e Arbitërve
    • Burimet
      • Marrëveshjet e Bashkëpunimit
      • Të Tjera
    • Revista e ZAK
      • Shfleto Revistën
      • Udhëzime për Autorët
    • Si të Filloni Rastin
    • Kalkulatori i Shpenzimeve
  • NDËRMJETËSIMI
    • Rregullat e Ndërmjetësimit
    • Klauzola e Ndërmjetësimit
    • Tabela e Shpenzimeve
  • PUBLIKIMET
    • Analiza Tematike
    • Studimet
    • Publikimet e Partnerëve
    • Horizonti
    • Analiza
  • RRETH NESH
    • Bordi i Guvernatorëve
    • Stafi
    • Raportet Vjetore
    • Statuti
Anëtarësim
Apliko

TANI

Të konsiderohet zgjerimi i aktiviteteve të përgjegjësisë sociale korporative

Dec, 1919 / Published in AmChamKS, Komunikata për Media

Të konsiderohet zgjerimi i aktiviteteve të përgjegjësisë sociale korporative

Prishtinë, 26 nëntor, 2019 – Komiteti i Përgjegjësisë Sociale Korporative (CSR) i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, diskutoi mbi zgjerimin e përgjegjësisë sociale korporatave dhe rritjen e ndikimit të saj në mënyrë që të ketë efekte më të mëdha zingjirore në shoqëri.

Naxhije Arifaj, Drejtoreshë e Komunikimit në KEDS, foli për aktivitetet e KEDS në përgjegjësinë sociale korporative ku si njërin nga projektet më të mëdha të kompanisë përmendi akademinë KEDS, si projekt i cili zbatohet tash e shtatë vite. Arifaj përmendi se akademia ka për qëllim të përkrahë studentët vendorë të fushës së inxhinierisë elektrike në zhvillim të mëtutjeshëm akademik dhe profesional. Për më tepër, kjo akademi përkrahë iniciativa lokale për të promovuar jetesë të shëndetshme mjedisore dhe ruajtje të energjisë. Arifaj theksoi se bizneset duhet të vazhdojnë me projekte të CSR, pasi që është shoqëria ajo e cila përfiton nga këto projekte.

Valentina Gara, Menaxhere e Marrëdhënieve Publike dhe Ankesave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, tha se edhe Aeroporti i Prishtinës është fokusuar në fushat e edukimit dhe mjekësisë me projekte të ndryshme të cilat u shërbejnë qytetarëve. Gara u shpreh se është e rëndësishme që investimet e përgjegjësisë sociale korporative mos të jenë vetëm financiare, por me fokus edhe në burimet njerëzore, duke e konsideruar investimin në edukimin e të rinjve si një nga përgjegjësitë sociale korporative më të rëndësishme.

Ariel Shabani, Kryesues i Komitetit të Përgjegjësisë Sociale Korporative të Odës Amerikane dhe Drejtor për Zhvillim të Biznesit & Menaxher i Kualitetit në KIVO, u shpreh se kompanitë duhet së pari të identifikojnë nevojën për projekte të tilla në mënyrë që të orientohen në krijimin e një plani afatgjatë.  Ai gjithashtu foli për projektet e kompanisë KIVO në këtë fushë, duke përmendur se projektet fillestare në të cilat KIVO është përkushtuar kanë qenë kryesisht të natyrës së bamirësisë, ndërsa më pas këto projekte janë fokusuar edhe në fusha si kultura, sporti, dhe edukimi.

Artan Ramaj, Menaxher i Burimeve Njerëzore dhe Marketingut në Al Trade Center, duke informuar më shumë rreth projekteve dhe iniciativave të  ndërmarra nga kompania Al-Trade, gjithashtu e mbështeti idenë e identifikimit të nevojave. Ramaj shtoi se të gjithë qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësi për projektet të cilat realizohen për të mirën e shoqërisë, lidhur me të cilën ofroi edhe gatishmërinë e kompanisë për bashkëpunim me kompani të tjera për realizimin e ndonjë projekti të këtij lloji.

Kërko

Informata Shtesë

Përmbajtja:

  • GET SOCIAL
AmCham Kosovo


© 2016 Oda Amerikane Të gjitha të drejtat e rezervuara ®

TOP