TEB dorëzoi donacionin e dytë në SHSKUK

Banka TEB ka dorëzuar donacionin e dytë për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovë (SHSKUK) në Prishtinë brenda një periudhe tre mujore.

Pas donacionit të parë që ishte kërkesë emergjente për mbrojtjen e mjekëve në Klinikën e Infektivës gjatë trajtimit të pacientëve me virusin COVID-19, TEB ka ndarë edhe donacionin e dytë me 10 copë pompa infuzive (perfuzomat) elektronike për trajtime me oksigjen dhe shiringa te specializuar per këto pajisje.

Drejtori menaxhues i TEB Sh.A., Orcun Ozdemir tha se përkrahja e Bankës nuk do të mungojë edhe në të ardhmen. “Në këtë kohë ne si Bankë marrim përgjegjësinë tonë sociale koorperative dhe mendojmë se të gjithë duhet të përkrahim iniciativat në përkrahje të mjekësisë në këtë kohë të jashtëzakonshme. Puna të cilën po e bëjnë mjekët është e jashtëzakonshme dhe të gjithë duhet të qëndrojmë pranë tyre.