Trepharm mbështet Institucionet Shëndetësore të Kosovës

Për ti mbështetur institucionet shëndetësore të Kosovës në operimet e tyre gjatë kohës së pandemisë kompania farmaceutike Trepharm ka bërë marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësise për zbutjen dhe ambalazhimin e alkoolit, ku dhe kanë dorëzuar një sasi prej 10.600 shisheve 1 litërshe të Alkool.

Për më tepër, gjatë kësaj periudhe me kërkesë të Barnatorës Qëndrore – QKUK, kompania ka bërë donacione me sasi të ndryshme të barnave si: vitaminë C, B –kompleks, aminofilinë, cefaklor dhe azitromicinë dhe tesha mbrojtëse për laboratotin e Mikrobiologjisë Molekulare – IKSHPK.

Trepharm njofton që janë duke punuar pandërprerë për ti ofruar pacientëve furnizim të rregullt me produkte medicinale për të cilat kanë nevojë, dhe poashtu ka shprehur gatishmeri që të mbështesë kërkesat qe mund të paraqiten gjatë kësaj kohe.