Tryezë mbi arbitrazhin me kompanitë e sigurimeve

Prishtinë, 16 maj 2017 – Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane organizoi një tryezë me kompanitë e sigurimeve, në mënyrë qe t’i informojë mbi benefitet e zgjidhjes së kontesteve potenciale përmes arbitrazhit.

Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar Rregulloren mbi procedurat e tribunalit të arbitrazhit, duke promovuar kështu benefitet e arbitrazhit tregtar te kompanitë e sigurimeve. Prezantimi mbi mjetet për menaxhimin e procedurave të arbitrazhit është bërë nga Sekretarja e Përgjithshme e Odës Amerikane dhe Avokatja Merita Stublla Emini. Pjesëmarrësit mirëpritën idenë e zgjidhjes së kontesteve përmes arbitrazhit dhe benefiteve që i njejti ofron.