U mbajt gara e dytë vjetore “Western Balkans VIS Pre-Moot” në Prishtinë

Prishtinë, 25-27 Shkurt, 2016 – Programi i USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE) së bashku me Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Juridik, me kolegjin Iliria, Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham) dhe Odën Ekonomike të Kosovës organizuan garën e dytë vjetore “VIS Pre-Moot” të Ballkanit Perëndimor. Gara zgjati tre ditë, nga 25 deri me 27 Shkurt në Prishtinë. Kjo garë kishte për qëllim të rrisë dukshmërinë e Kosovës dhe të nxjerr në pah angazhimin e saj për zhvillimin e një gjenerate të re profesionistësh ligjor të trajnuar mirë në fushën e arbitrazhit.