×

Support

For Policy Issues please contact: Albion Ujkashi @ albion.ujkashi@amchamksv.org
For Membership Services please contact: Shkëndije Loshaj-Krasniqi @ shkendije.krasniqi@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: Edlira Dibrani @ edlira.dibrani@amchamksv.org

FORGOT YOUR DETAILS?

Ngjarjet e Ardhshme

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon dy tryeza të rrumbullakëta gjatë kësaj jave:

Tryeza e parë “Adresimi i Ekonomisë Joformale”, do të mbahet me datën 24 nëntor 2016 (e enjte), duke filluar nga ora 10:00, në zyret e Odës Amerikane, ka për qëllim diskutimin mbi ndikimet që ekonomia joformale ka në ekonominë e Kosovës dhe konkurrueshmërinë e sektorit privat, si dhe diskutimin mbi mënyrat se si duhet të adresohet ky problem. Panelistë në këtë tryezë janë zyrtarë që drejtpërdrejtë janë të përfshirë në luftën ndaj këtij fenomeni.

Në tryezën e dytë “Eksportet e Kosovës: Mundësitë dhe Pengesat” do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë që prodhuesit në vend i kanë për të rritur eksportet e tyre. Kjo tryezë do të mbahet me datën 25 nëntor 2016 (e premte), duke filluar nga ora 10:00, në Hotel Sirius, ku në mesin e panelistëve do të jetë edhe Ramiz Kelmendi, Zëvendës Kryeministër.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në cilëndo nga tryezat tek visar.hapciu@amchamksv.org, jo më larg se deri me 23 nëntor 2016, deri në përfundim të orarit të punës.

Ju lutem keni parasysh që ngjarjet janë të hapura vetëm për anëtarët e Odës Amerikane.

TOP