×

Support

For Policy Issues please contact: info@amchamksv.org
For Membership Services please contact: info@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: info@amchamksv.org

SIGN IN YOUR ACCOUNT TO HAVE ACCESS TO DIFFERENT FEATURES

FORGOT YOUR PASSWORD?

FORGOT YOUR DETAILS?

AAH, WAIT, I REMEMBER NOW!
  • AlbanianAlbanian
    • English English
  • SUPPORT

Oda Amerikane

Oda Amerikane

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Tel: +383 38 609 013, +383 48 109 900
Fax: +383 38 609 012
Email: info@amchamksv.org

Oda Amerikane
Rruga 'Perandori Justinian' nr. 132, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Open in Google Maps
  • MEMBERS
    • Membership Benefits
    • Join Us
    • Membership Directory
      • • Membership Category
      • • Alphabetically
    • Member to Member Offers
    • Virtual B2B Platform
  • COVID-19
    • Virtual Forums and News
    • Government Decisions
    • Member Contributions
  • POLICY
    • About
    • CSR
    • Digital Economy
    • Education
    • Energy & Mining
    • Finance
    • Human Resources
    • Healthcare
    • Hospitality and Tourism
    • Legal Affairs
    • Manufacturing
    • Tax
    • Trade & Customs
    • Women Leaders
  • TRADE
    • Foreign investor manual
    • Trade and Investment in CEFTA
    • SAA
  • ENERGY
    • Energy Monitor
  • MEDIA AND EVENTS
    • Press Releases
    • Press Contact
    • Event Videos
  • ARBITRATION
    • About
      • Steering Council
      • Secretary General
      • Charter of Arbitration Center
    • Arbitration
      • Procedural Rules
      • Model Arbitration Clause
      • Decision on Tariffs
    • List of Arbitrators
    • Resources
      • Agreements of Cooperation
      • Other
    • Journal of ADR
      • Browse the Journal
      • Guidelines for Authors
    • How to File a Case
    • Cost Calculator
  • MEDIATION
    • Mediation Rules
    • Mediation Clause
    • Fee Schedule
  • PUBLICATIONS
    • Policy Spotlights
    • Studies
    • Partners Publications
    • Horizon
    • Analyses
  • ABOUT US
    • Board of Governors
    • Annual Reports
    • Bylaws
Anëtarësim
Apliko

TANI

Vazhdimi i reformave në mjedisin biznesor të bazohet në një strategji nacionale ekonomike

Sep, 1919 / Published in AmChamKS, Komunikata për Media

Vazhdimi i reformave në mjedisin biznesor të bazohet në një strategji nacionale ekonomike

Prishtinë, 24 shtator 2019 – Vazhdimi i reformës në mjedisin e të bërit biznes, i cili do të mundësonte fuqizimin e sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte, duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re të Kosovës. Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë besojnë se përmirësimi i sundimit të rendit e të ligjit, adresimi i boshllëkut të infrastrukturës transportuese dhe energjetike, si dhe boshllëkut të fuqisë punëtore duhet të jenë në thelb të kësaj reforme, ndërsa krijimi i një strategjie nacionale të zhvillimit ekonomik, duhet të jetë pikënisja e kësaj reforme, ashtu si edhe e të gjitha vendimeve në kuadër të qeverisjes ekonomike të Kosovës.

Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të demonstrojë me veprime konkrete angazhimin e saj për një zhvillim më të hovshëm të Kosovës, duke garantuar një ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë, si bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës, dhe rrjedhimisht duke bërë të mundshme angazhimin e të gjitha kapaciteteve të ndërmarrjeve brendshme dhe atyre të jashtme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Strategjia nacionale e zhvillimit ekonomik do të duhej të ishte ndër dokumentet e para të prodhuara nga Qeveria e re, duke pasuar një studim të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës të kapaciteteve dhe mundësive të vendit, duke përfshirë këtu edhe sektorët strategjikë në të cilët duhet të bazohet zhvillimi i qëndrueshëm i vendit. Rol të rëndësishëm në këtë aspekt mund të japë sektori privat dhe asociacionet e biznesit, përmes mekanizmave formalë të dialogimit, të cilët duhen ruajtur dhe fuqizuar në në vazhdimësi.

Anëtarët e Odës Amerikane besojnë se zbatimi i mirëfilltë i kuadrit ligjor është faktori më i rëndësishëm në të bërit biznes, ndërsa themelimi i një gjykate të veçantë komerciale duhet të trajtohet me prioritet nga ana e Qeverisë së re, duke u ofruar kështu bizneseve një mekanizëm më efikas për zgjidhje të kontesteve. Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të garantojë trajtim të barabartë të të gjitha ndërmarrjeve dhe të gjithë sektorëve në vend, ndërsa parakusht për këtë është efikasiteti i trupave përgjegjës që mbrojnë konkurrencën, shmangia nga masat dhe vendimet që favorizojnë një sektor të caktuar, luftimi i ekonomisë joformale dhe çrrënjosja e korrupsionit.

Rregullimi i numrit të trupave të shumtë inspektuesë, si dhe i kompetencave të tyre është jetik për shmangien e ndërhyrjeve brenda sektorit privat dhe lehtësimin e operimit të tyre. Baza ligjore që rregullon funksionimin e tregut, të brendshëm apo të jashtëm, duhet të jetë në linjë me dispozitat kushtetuese të vendit, si dhe me orientimin e vendit për një ekonomi të tregut, që është edhe në frymën e aranzhimeve ndërkombëtare të cilat i ka nënshkruar Kosova, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Për të matur ndikimin dhe efikasitetin që iniciativat e reja ligjore mund të kenë në sektorin privat, por edhe në sferat e tjera të jetës, Qeveria e re duhet të aplikojë në vazhdimësi Vlerësimin e Ndikimit Rregullativ, si praktikë instrumentale në shtetet e BE-së, e cila paraqet një sistem për vlerësimin kritik të efekteve pozitive dhe negative të akteve të propozuara, duke formuar kështu një metodë të politikëbërjes e cila bazohet në prova.

Qeveria e re duhet të avancojë në aplikimin e standardeve të harmonizuara të raportimit financiar, si për korporatat e mëdha ashtu edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që në kthim do të mundësonte efikasitet dhe transparencë më të madhe, por edhe mundësi më të madhe për identifikimin e nevojave të tregut, politikëbërje më të denjë që merr në konsideratë nevojat e sektorit privat, informimin më të mirë, rritje të partneriteteve të investitorëve të brendshëm me investitorët e jashtëm, si dhe ulje të mëtejme të kostos së kapitalit. Për këtë është e nevojshme edhe përpunimi periodik i të dhënave elektronike nga ana e Këshillit Kombëtar për Raportim Financiar.

Qeveria e re duhet të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e infrastrukturës transportuese në vend, ku theks i rëndësishëm duhet dhënë modernizimit dhe zgjerimit të rrjetit hekurudhor, por edhe funksionalizimit të Aeroportit të Gjakovës, ndërsa investimi në akset e reja rrugore duhet të pasojë studimet e kujdesshme të fizibilitetit. Kur bëhet fjalë për reduktimin e boshllëkut të energjisë në vend, Qeveria e re duhet të mbështesë zgjerimin e kapaciteteve të gjenerimit të energjisë elektrike, por edhe diversifikimit të burimeve të energjisë në Kosovë. Në këtë aspekt, Oda Amerikane mbështet ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, por edhe promovimin dhe mbështetjen e iniciatiave për ndërtim të kapaciteteve energjetike nga burimet e ripërtërishme. I një rëndësie të madhe, është edhe ndërtimi i kapaciteteve për furnizim me gaz natyral, duke përfshirë këtu edhe kyçjen në linjat ndërkombëtare të furnizimit me gaz.

Vëmendje e rëndësishme nga Qeveria e re duhet kushtuar zhvillimit të kapitalit njerëzor, duke filluar nga reformimi i sistemit të edukimit në të gjitha nivelet e tij, duke nisur nga ai parafillor, me qëllim të nxitjes së ndërmarrësisë në mesin e gjeneratave të ardhshme, por edhe përmirësimin e raportit ndërmjet kërkesës dhe ofertës në tregun e punës. Qeveria duhet të përmbahet nga veprimet që thellojnë hendekun e pagesave ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, përmes ngritjes së mëtejme të pagave në sektorin publik, duke e reduktuar më tej disponueshmërinë e fuqisë punëtore brenda sektorit privat, në pamundësi të ndjekjes së trendeve të pagesave në sektorin publik. Ndërsa, në anën tjetër, legjislacioni i punës duhet të jetë në linjë me nivelin e zhvillimit ekonomik të vendit, duke mos rënduar rregullimin e raporteve ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Programet arsimore duhet të reflektojnë nevojat e tregut të punës dhe të industrive të ndryshme në Kosovë, duke ofruar zgjidhje për problemet e këtyre industrive, e në mënyrë të veçantë asaj prodhuese në Kosovë. Përgatitja e duhur e kuadrove të punës do të mbështeste edhe synimet e vendit për zhvillim të ekonomisë së bazuar në internet, ose ekonomisë digjitale, duke i ditur përfitimet që Kosova mund të ketë në këtë aspekt. Po ashtu, zhvillimi i kapitalit njerëzor përbënë edhe një komponentë të rëndësishme në implementimin e standardeve ndërkombëtare për raportimin financiar. Në mënyrë që të adresohen në mënyrë të mirëfilltë çështjet që lidhe me kapitalin njerëzor, bashkëpunimi i institucioneve arsimore, përfshirë këtu edhe ato të arsimit të lartë, me sektorin privat duhet të ngritet në nivelin më të lartë të mundshëm, duke u fokusuar në analizimin e gjendjes aktuale si dhe trendeve të ardhshme, por edhe në strukturimin e programeve të punës praktike, me qëllim që nxënësit dhe studentët në Kosovë, të bashkërendojnë njohuritë e tyre praktike me ato teorike. I rëndësishëm, në këtë aspekt, është edhe promovimi i edukimit profesional në mesin e të rinjve, por edhe orientimi i duhur në karrierë, që nga moshat më të hershme.

Përveç të mësipërmeve, anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, rekomandojnë edhe vazhdimin e reformave në sistemin fiskal, përfshirë këtu edhe aprovimin e shpejtë të ligjeve tatimore, siç është edhe ai për tatimin mbi vlerën e shtuar, të cilat do të sillnin lehtësime të reja për bizneset. Lehtësirat fiskale, përfshirë këtu edhe pushimet tatimore, duhet të janë në mbështetje të ndërmarrësve të rinj, e posaçërisht atyre të gjinisë femërore, si dhe të fuqizimit të kapaciteteve të kompanive nga fusha e ekonomisë digjitale, por edhe tërheqjen e investitorëve të jashtëm, e posaçërisht atyre që vendi synon t’i nxisë të investojnë në zonat ekonomike të karakterit të veçantë, siç është ajo amerikane në Gjakovë. Për ndërmarrësit e rinj, e sidomos për prodhuesit, është i nevojshëm edhe lehtësimi i mëtejmë i qasjes në financa, përmes zgjerimit të mbështetjes nga Fondi Kosovar për Garantimin Kreditor.

Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane beson se Qeveria e re, duhet të kompletojë bazën ligjore të vendit, në ato fusha ku për momentin ngulfatet inovacioni dhe avancimi biznesor, siç është rasti me transaksionet elektronike, duke u bazuar gjithnjë në strategjinë nacionale të zhvillimit ekonomik, e cila do të duhej hartuar që në ditët e para të mandatit të ri.

Kërko

Informata Shtesë

Përmbajtja:

  • GET SOCIAL
Oda Amerikane


© 2016 Oda Amerikane Të gjitha të drejtat e rezervuara ®

TOP
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Do not sell my personal information.
Cookie SettingsAccept
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
SAVE & ACCEPT