Vendimi për Shpenzimet
Tarifa e Regjistrimit
Tarifa e regjistrimit duhet të paguhet kur paditësi apo kundërpaditësi paraqesin padinë apo kundërpadinë. Tarifa e pakthyeshme e regjistrimit për procedurën e arbitrazhit është: 250.00 EUR, nëse vlera e kërkesëpadisë është më e ulët se 100.000,00 EUR; 500.00 EUR nëse vlera e kërkesëpadisë është e barabartë apo më e lartë se 100.000,00 EUR.
Nëse më shumë se dy palë janë të përfshira në kontest si bashkëndërgjyqës, tarifa e regjistrimit duhet të rritet për 10% për secilën pale shtesë.
Tarifat e arbitërve
Lista e tarifave aplikohet nëse është i angazhuar një arbitër i vetëm. Nëse duhet të emërohet një tribunal arbitrazhi prej tre arbitërve, vlera duhet të rritet për dy here e gjysmë (2 ½). Në raste komplekse, Qendra e Arbitrazhit mund të rris këtë shumë deri në tri herë. Nëse më shumë se dy pale marrin pjesë në procedurë si bashkëndërgjyqës, tarifat e arbitërve duhet të rriten për 10% për secilën pale shtesë.
Për një llogaritje të shprenzimeve të arbitrazhit, ju lutemi të përdorni Kalkulatorin e Shpenzimeve duke klikuar KËTU.
Shpenzimet Administrative
Nëse është emëruar një arbitër i vetëm, shpenzimet administrative do të jenë 20% të vlerës së tarifave të një arbitri të vetëm. Nëse është emëruar një tribunal arbitrazhi, shpenzimet administrative do të jenë 10% të vlerës së tarifave të tribunalit të arbitrazhit.