×

Support

For Policy Issues please contact: info@amchamksv.org
For Membership Services please contact: info@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: info@amchamksv.org

SIGN IN YOUR ACCOUNT TO HAVE ACCESS TO DIFFERENT FEATURES

FORGOT YOUR PASSWORD?

FORGOT YOUR DETAILS?

AAH, WAIT, I REMEMBER NOW!
  • AlbanianAlbanian
    • English English
  • SUPPORT

Oda Amerikane

Oda Amerikane

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Tel: +383 38 609 013, +383 48 109 900
Fax: +383 38 609 012
Email: info@amchamksv.org

Oda Amerikane
Rruga 'Perandori Justinian' nr. 132, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Open in Google Maps
  • MEMBERS
    • Membership Benefits
    • Join Us
    • Membership Directory
      • • Membership Category
      • • Alphabetically
    • Member to Member Offers
    • Virtual B2B Platform
  • COVID-19
    • Virtual Forums and News
    • Government Decisions
    • Member Contributions
  • POLICY
    • About
    • CSR
    • Digital Economy
    • Education
    • Energy & Mining
    • Finance
    • Human Resources
    • Healthcare
    • Hospitality and Tourism
    • Legal Affairs
    • Manufacturing
    • Tax
    • Trade & Customs
    • Women Leaders
  • TRADE
    • Foreign investor manual
    • Trade and Investment in CEFTA
    • SAA
  • ENERGY
    • Energy Monitor
  • MEDIA AND EVENTS
    • Press Releases
    • Press Contact
    • Event Videos
  • ARBITRATION
    • About
      • Steering Council
      • Secretary General
      • Charter of Arbitration Center
    • Arbitration
      • Procedural Rules
      • Model Arbitration Clause
      • Decision on Tariffs
    • List of Arbitrators
    • Resources
      • Agreements of Cooperation
      • Other
    • Journal of ADR
      • Browse the Journal
      • Guidelines for Authors
    • How to File a Case
    • Cost Calculator
  • MEDIATION
    • Mediation Rules
    • Mediation Clause
    • Fee Schedule
  • PUBLICATIONS
    • Policy Spotlights
    • Studies
    • Partners Publications
    • Horizon
    • Analyses
  • ABOUT US
    • Board of Governors
    • Annual Reports
    • Bylaws
Anëtarësim
Apliko

TANI

Viti 2020 të karakterizohet me dialog më të fuqishëm me sektorin privat

Dec, 1919 / Published in AmChamKS, Komunikata për Media

Viti 2020 të karakterizohet me dialog më të fuqishëm me sektorin privat

Prishtinë, 21 dhjetor 2019 – Zhvillimet politike në gjysmën e dytë të vitit pas dorëheqjes së Qeverisë ndikuan pashmangshëm në të arritura të kufizuara dhe rezultate jo të kënaqshme në atë që u promovua si vit i zhvillimit ekonomik, derisa Qeveria e re duhet të vazhdojë reformat në mjedisin e të bërit biznes. Kjo u tha sot gjatë një konference të përbashkët për media të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Gjatë kësaj konference, drejtuesit më të lartë të dy odave ekonomike folën për zhvillimet në aspektin ekonomik përgjatë vitit 2019, si dhe prezantuan rekomandimet e tyre për vitin e ardhshëm.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se pavarësisht pritjeve për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik në vitin 2019, faktorë të ndryshëm kanë ndikuar negativisht në këtë aspekt, duke përmendur krizën politike si njërin ndër faktorët kryesor i cili sipas tij ka ndikuar negativisht në konfidencën e të bërit biznes si në mesin e investitorëve të brendshëm, ashtu edhe atyre të jashtëm. Ai shtoi se vonesa në konstituimin e qeverisë së re mund të krijojë dëme të pariparueshme për ekonominë e vendit. Rukiqi gjithashtu theksoi se temat e natyrës politike kanë lënë në hije reformat në politikat fiskale dhe ekonomike gjë e cila ka rezultuar në ngadalësimin e rritjes së eksportit dhe investimeve të huaja ne vend. Duke shpalosur rekomandimet për qeverinë e re, Rukiqi theksoi rëndësinë e dialogut më të fuqishëm ndërmjet sektorit privat dhe atij publik por edhe promovimin e përbashkët të eksporteve të Kosovës. Ai po ashtu tha se Qeveria e re duhet të shtyjë përpara themelimin e Gjykatës Komerciale, e cila tashmë ka marrë mbështetje nga të dyja odat ekonomike.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, vlerësoi për keqardhje mungesën e rezultateve pozitive në fund të vitit. Në këtë aspekt, Zeka përmendi uljen për disa vende në Raportin e të Bërit Biznes të Bankës Botërore 2020. Ndërsa, si zhvillim më pozitiv ai përmendi renditjen e përmirësuar për pesë vende në Indeksin e Lirisë Ekonomike të publikuar nga Fondacioni Heritage i cili vlerëson zhvillimet në fushën e sundimit të ligjit, efikasitetit rregullator, madhësisë së qeverisë dhe tregut të hapur. Për sa i përket rekomandimeve për vitin 2020, dhe rrjedhimisht për qeverinë e re, Zeka tha se ndër prioritetet kryesore duhet të jetë hartimi i një strategjie kombëtare të zhvillimit ekonomik, si pikë orientuese dhe referuese për të gjitha vendimet e qeverisë dhe ministrive përkatëse. Ai më tej tha se përmbyllja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të ndikonte në rritjen e stabilitetit politik dhe mundësitë për tërheqje të investimeve amerikane dhe investimeve të tjera të huaja, jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë rajonin e Ballkanit perëndimor.

Çështje tjetër me prioritet e cila duhet të zërë vend në agjendën e Qeverisë ishte edhe ngritja e cilësisë së arsimit, si dhe zvogëlimi i hendekut ndërmjet kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, derisa pikënisje në këtë aspekt duhet të jenë rezultatet e dobëta në raportin e PISA-së, si dhe masat që vendet e ranguara më mirë në këtë raport kanë ndërmarrë në këtë aspekt.

Kërko

Informata Shtesë

Përmbajtja:

  • GET SOCIAL
Oda Amerikane


© 2016 Oda Amerikane Të gjitha të drejtat e rezervuara ®

TOP
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Do not sell my personal information.
Cookie SettingsAccept
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
SAVE & ACCEPT