Webinari “Gratë në Arbitrazh”

Prishtinë, 14 Tetor, 2015  – Qendra e Arbitrazhit në Odën Amerikane dje mbajti një webinar me temën “Gratë në Arbitrazh”. Ky webinar ishte pjesë e aktiviteteve që organizohen në kuadër të Javës së Arbitrazhit. Folësi musafir i ngjarjes ishte Znj. Beata Gessel-Kalinowska vel Kaliksz, Partnere Menaxhuese dhe themeluese e GESSEL, kompani e specializuar në fushën e së drejtës tregtare, avokaturë, dhe arbitrazh.

GESSEL, që është gjithashtu kompani pioniere në promovimin e grave që merren me arbitrazh, shtjelloi arsyet prapa përfaqsimit të ulët të grave në arbitrazhin ndërkombëtar, duke filluar nga aspekti historik, dhe duke vazhduar me një diskutim mbi statistikat e fundit që hedhën dritë mbi përqindjen e ulët të caktimit të grave si arbitër, qoftë nga institucionet e arbitrazhit apo edhe nga vet palët. Gjithashtu, ajo theksoi nevojën që institucionet e arbitrazhit duhet të merren në mënyrë të vazhdueshme me këtë çështje, dhe propozoi disa  veprime për zgjidhjen e çështjes së pjesëmarrjes së ulët të grave në arbitrazh. Në anën tjetër, pjesëmarrësit e kësaj ngjarje dhanë mendimet e tyre mbi përmbajtjen e këtij webinari dhe shprehën interesimin e tyre të mëtutjeshëm për të diskutuar këtë temë me një audiencë më të gjerë të grave që veprojnë në fushën e ligjeve tregtare.

You must be logged in to post a comment.