Zbatuesit e ligjit të përdorin armë jo-vdekjeprurëse për të ndaluar aktivitetin kriminal

Prishtinë, 21 janar 2020 – Sigurimi i sundimit të mirëfilltë të ligjit dhe efikasiteti i mjeteve të përdorura nga zbatuesit e ligjit janë të domosdoshme për lehtësimin e ndalimit të aktivitetit kriminal pa përdorur dhunë. Kjo ishte një ndër temat e trajtuara gjatë një uebinari të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, anëtari Patron Katana dhe Ndërmarrja Axon.

Nick Davies, Menaxher Ndërkombëtar i Trajnimit në Axon, prezantoi misionin kryesor të kësaj kompanie, i cili është mbrojtja e jetës dhe sipas tij, kjo kompani po e përmbushë atë mision duke funksionalizuar, ndër të tjera, armë efikase, jo-vdekjeprurëse, me energji të bartur (CEW). Siç u tha nga Davies, ky mision po përmbushet me avancimin e këtyre armëve dhe globalizimin e tyre në mënyrë që ta bëjë të panevojshëm përdorimin e armëve të zjarrit nga zyrtarët policorë. Ai, gjithashtu, u prezantoi pjesëmarrësve produktet e tyre më të fundit, të cilat përfshijnë një sërë taserësh dhe kamera trupore të përdorura nga oficerët e policisë gjatë patrullimeve.

Ndërsa iu referua statistikave të marra nga institucionet për zbatimin e ligjit, Instruktori Master i përdorimit të Taser në Axon, Alexander Milyukov, deklaroi se tasers janë zgjidhja më e sigurt e armës për oficerët e policisë dhe civilët pasi që mund të paaftësojnë tragetin e tyre, megjithatë, shkalla e vdekjes është minimale. Gjatë prezantimit, përveç CEWs, përfaqësuesit e Axon gjithashtu prezantuan Sistemin e Digjitalizuar pët Menaxhimin e Evidencave (DMES), i cili mund të përdoret si server për institucionet e zbatimit të ligjit për të ruajtur dhe rishikuar video-regjistrimet e marra nga oficerët e policisë gjatë konflikteve, si dhe si sinjalizues për forca shtesë.

Anëtarët e Odës Amerikane si dhe pjesëmarrësit e uebinarit patën mundësinë të mësojnë më shumë lidhur me këto produkte, të cilat së shpejti do të jenë në dispozicion edhe për Kosovën.