×

Support

For Policy Issues please contact: info@amchamksv.org
For Membership Services please contact: info@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: info@amchamksv.org

SIGN IN YOUR ACCOUNT TO HAVE ACCESS TO DIFFERENT FEATURES

FORGOT YOUR PASSWORD?

FORGOT YOUR DETAILS?

AAH, WAIT, I REMEMBER NOW!
  • AlbanianAlbanian
    • English English
  • SUPPORT

Oda Amerikane

Oda Amerikane

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Tel: +383 38 609 013, +383 48 109 900
Fax: +383 38 609 012
Email: info@amchamksv.org

Oda Amerikane
Rruga 'Perandori Justinian' nr. 132, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Open in Google Maps
  • MEMBERS
    • Membership Benefits
    • Join Us
    • Membership Directory
      • • Membership Category
      • • Alphabetically
    • Member to Member Offers
    • Virtual B2B Platform
  • COVID-19
    • Virtual Forums and News
    • Government Decisions
    • Member Contributions
  • POLICY
    • About
    • CSR
    • Digital Economy
    • Education
    • Energy & Mining
    • Finance
    • Human Resources
    • Healthcare
    • Hospitality and Tourism
    • Legal Affairs
    • Manufacturing
    • Tax
    • Trade & Customs
    • Women Leaders
  • TRADE
    • Foreign investor manual
    • Trade and Investment in CEFTA
    • SAA
  • ENERGY
    • Energy Monitor
  • MEDIA AND EVENTS
    • Press Releases
    • Press Contact
    • Event Videos
  • ARBITRATION
    • About
      • Steering Council
      • Secretary General
      • Charter of Arbitration Center
    • Arbitration
      • Procedural Rules
      • Model Arbitration Clause
      • Decision on Tariffs
    • List of Arbitrators
    • Resources
      • Agreements of Cooperation
      • Other
    • Journal of ADR
      • Browse the Journal
      • Guidelines for Authors
    • How to File a Case
    • Cost Calculator
  • MEDIATION
    • Mediation Rules
    • Mediation Clause
    • Fee Schedule
  • PUBLICATIONS
    • Policy Spotlights
    • Studies
    • Partners Publications
    • Horizon
    • Analyses
  • ABOUT US
    • Board of Governors
    • Annual Reports
    • Bylaws
Anëtarësim
Apliko

TANI

Zyra e Rregullatorit të Energjisë të shtyjë liberalizimin e tregut të energjisë deri në krijim të rrethanave të duhura për zbatim

Mar, 2020 / Published in AmChamKS, Komunikata për Media

Zyra e Rregullatorit të Energjisë të shtyjë liberalizimin e tregut të energjisë deri në krijim të rrethanave të duhura për zbatim

Prishtinë, 13 mars 2020 – Pas njoftimit të dërguar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për konsumatorët komercialë në nivelin e tensionit 35 kV për detyrimin e tyre që pas datës 31 mars 2020 të sigurojnë operatorin e përshtatshëm për furnizim me energji elektrike me tarifa jo të rregulluara Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bënë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për shtyrjen e sërishme të këtij afati për kohë të pacaktuar deri në krijimin e rrethanave të cilat do të mundësonin liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Duke rikujtuar kërkesën e parashtruar para një viti si dhe vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për shtyrjen e afatit për liberalizim për një vit, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se përgjatë periudhës së kaluar dymbëdhjetëmujore nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë e cila do të lejonte zbatimin e duhur të akteve ligjore të cilat parashohin liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, respektivisht furnizimin e konsumatorëve të sipërcekur komercialë me energji elektrike me tarifa jo të rregulluara.

Pavarësisht se në Kosovë janë licencuar disa operatorë për furnizim me energji elektrike, duhet nënvizuar se vetëm njëri prej tyre ka kapacitetet që të funksionojë në praktikë si furnizues i mundësisë së fundit. Në rrethana të tilla të ofertës së kufizuar dhe detyrimit për të kaluar në treg të liberalizuar, konsumatorët komercialë do të ballafaqohen me situatë kur fuqia e tyre negociuese si konsumatorë është më e kufizuar, duke bërë që ata të paguajnë tarifa të energjisë elektrike, më të larta se mestarja e tarifave të rregulluara. Në këto rrethana, ekziston po ashtu mundësi reale që operatori në fjalë të abuzojë me pozitën dominuese, duke cenuar kështu edhe parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë, që është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Një situatë e tillë do të rëndonte mbi një numër konsumatorësh komercialë të sektorit prodhimit dhe rrjedhimisht do të ishte në kundërshtim me përpjekjet për fuqizimin e industrisë prodhuese të Kosovës dhe përmirësimin e bilancit tregtar, në një kohë kur ndërmarrjet prodhuese ballafaqohen me presion të shtuar konkurrues nga tregjet ndërkombëtare, si dhe me vështirësi të tjera ligjore e rregullative, që pamundësojnë fuqizimin e tyre. Zbatimi i këtij vendimi do të përkeqësonte edhe ofertën e Kosovës për investitorët e jashtëm.

Oda Amerikane përsërit shqetësimin se nga negociatat preliminare me furnitorin aktual vitin e kaluar ishte paralajmëruar mundësia e rritjes për 30-70% të çmimit të furnizimit me energji elektrike, gjë që i bie që një ndërmarrje e cila ka faturë vjetore në shumë prej 1 milionë eurosh, në kushte të ofertës së kufizuar dhe detyrimit për të kaluar në treg të liberalizuar, do të duhej të paguante një shumë shtesë prej 300,000-700,000 euro, ndërsa ata konsumatorë që nuk arrijnë të nënshkruajnë marrëveshje me furnizuesin mund të përballen me shtrenjtim të çmimit të energjisë deri në 200%. Kjo pa dyshim, është në kundërshtim me përfitimet e liberalizimit të tregut të energjisë.

Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsëritë edhe një herë kërkesën për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë që të marrë vendim për shtyrjen e vendimit për liberalizim deri në rrethana kur në tregun e energjisë elektrike të kishte më tepër operatorë funksionalë, ndërsa kërkesa e institucioneve të sipërcekura do të argumentohet edhe para Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Në rast se Zyra e Rregullatorit të Energjisë dështon të përmbushë njërin prej qëllimeve thelbësore në misionin e saj e që është mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve të energjisë elektrike, Oda Amerikane i bënë thirrje komisionit përkatës parlamentar që mbikëqyr ZRRE-në, por edhe deputetëve të Republikës së Kosovës që të kërkojnë nga ky institucion rregullativ që të përmbahet nga vendimet që cenojnë përparësitë konkurruese të ndërmarrjeve prodhuese, vështirësojnë operimin e sektorit privat dhe investitorëve të huaj në Republikën e Kosovës.

Kërko

Informata Shtesë

Përmbajtja:

  • GET SOCIAL
Oda Amerikane


© 2016 Oda Amerikane Të gjitha të drejtat e rezervuara ®

TOP
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Do not sell my personal information.
Cookie SettingsAccept
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
SAVE & ACCEPT